75 Mall Live Search
11:15 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Zhduken dy djem në Prishtinë, prindërit i raportojnë në Polici

Dy raste të zhdukjeve janë raportuar në Policinë e Kosovës brenda dy ditësh.

Derisa në rrugën “Muharrem Fejza”, ditën e djeshme babai ka raportuar se djali i tij kishte dalë nga shtëpia dhe më nuk është kthyer, një tjetër rast i zhdukjes  ka ndodhur para dy ditësh, transmeton IndeksOnline.

Nëna ka lajmëruar në polici se djali i saj është larguar më 2 mars dhe se nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.

Të dyja këto raste janë duke u hetuar nga njësitet policore./IndeksOnline