75 Mall Live Search
09:07 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zhduken dy fëmijë në Rahovec, njëri gjendet shëndoshë e tjetri s’dihet ku është

Policia e Kosovës ka raportuar se dy persona nga Rahoveci kanë lajmëruar që dy fëmijët e tyre janë zhdukur nga e mërkura.

“Dy ankuesit meshkuj K-Shqiptarë kanë raportuar se dy fëmijët e tyre meshkuj K-Shqiptarë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të gjendet njëri prej viktimave, ndërsa për viktimën e dytë janë duke vazhduar kërkimet”, thuhet tutje në raportin policor. /Indeksonline/