75 Mall Live Search
11:18 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zhduken dy femra në Prishtinë, familjarët raportojnë rastet

Numri i personave që raportohen si të zhdukur  në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë raportuar dy të tilla, madje vetëm në Prishtinë, përcjell Indeksonline.

Njëri rast është raportuar më 4 të këtij muaji dhe tjetri dje.

Prishtinë 04.11.2019-13:00. Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se motra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Prishtinë 31.10.2019-12:00. Më 05.11.2019 ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se vajza e vëllait të tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.