11:01 / E Hënë, 07 Gusht 2023 / mp

Zhduken dy gra në Ferizaj brenda një dite: Policia jep detaje

Dy gra janë zhdukur në Ferizaj brenda dy ditësh.

Njëri rast është raportuar më 5 gusht, tjetri më 6 gusht.

Njoftimi i Policisë:

Ferizaj, 06.08.2023 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se motra e tij kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

· Ferizaj , 05.08.2023-12:15 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij kosovare ka dalur nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.