Zhduken dy persona në Drenas

Dy persona janë zhdukur në Drenas. Rastin e ka paraqitur në polici një femër, e cila ka raportiar se dy viktimat kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e tyre. Policia është duke e hetuar rastin.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy viktimat kosovarë, kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.