75 Mall Live Search
08:47 / E Diele, 30 Qershor 2024 / Gj. Sh

Zhduken dy persona në Ferizaj

Dy persona janë zhdukur në Ferizaj.

Rasti i parë ka ndodhur me datën 28 qershor, ku një burrë kishte raportuar se bashkëshortja e tij kishte dal nga banesa dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj.

Kurse rasti i dytë kishte ndodhur me 25 qershor, ku babi ka njoftuar policinë se djali i tij ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për të.

Të dyja rastet janë ende duke u hetuar.

‘’Ferizaj 28.06.2024 – 08:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.’’

‘’Ferizaj  25.06.2024 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se djali i tij, ka dalë nga shtëpia nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.’’, thuhet në raportin e Policisë. /IndeksOnline/