75 Mall Live Search
08:42 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / F.R

Zhduken dy persona në Mitrovicë, policia nis hetimet

Dy persona kanë raportuar në polici zhdukjen e fëmijëve të tyre në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të policisë, dy ankues meshkuj kosovarë kanë deklaruar se djali dhe vajza e tyre kanë dalë nga shtëpitë dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia ka iniciuar hetimet për gjetjen e të miturve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të zhdukjes.

“Mitrovicë 26.02.2026-08:00. Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se fëmijët e tyre (djalë dhe vajzë), kanë dalë nga shtëpitë dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.