75 Mall Live Search
09:54 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / MSH

Zhduken dy vajza në Fushë-Kosovë

Dy vajza janë zhdukur në Fushë-Kosovë.

Të dy viktimat janë larguar nga shtëpitë e tyre ditën e hënë, raporton IndeksOnline.

Sipas raportit policor, rasti i parë është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 10:30. Një ankues ka informuar policinë se viktima, femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ndërkaq, rasti i dytë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:00, me një familjar që ka lajmëruar policinë për largimin e viktimës nga shtëpia.

Të dy rastet janë duke u hetuar nga autoritetet./IndeksOnline/