Zhduken dy vajza në Pejë

Dy vajza janë zhdukur para dy ditësh në Pejë.
Teksa njëra është zhdukur në fshatin Treboviq, tjetra është zhdukur në fshatin Qyshk.
Sipas ankuesve, baballarë të vajzave, të bijat e tyre kanë dalur nga shtëpia rreth orës 07:00 të mëngjesit.
“Dy ankues meshkuj kosovar kanë informuar se vajzat e tyre kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk janë kthyer më” thuhet në njoftimi e policisë.
Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar.