75 Mall Live Search
10:20 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / Gj. Sh

Zhduken dy vajza, njëra në Vushtrri tjetra në Prizren

Dy vajza janë zhdukur, njëra në Vushtrri e tjetra në Prizren.

Një grua në Vushtrri ka raportuar të premten në polici se vajza e saj e mitur, nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Kurse në Prizren, një burrë ka raportuar të premten në polici se vajza e tij ka  dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Për të dyja rastet policia tha se janë duke u hetuar.