09:03 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / FR

Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

Një burrë ka raportuar në polici se gruaja dhe vajza e tij janë larguar nga shtëpia e tyre në Jabllanicë të Gjakovës, dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Rasti deri më tani është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se dy viktimat bashkëshortja me vajzën e tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti nen hetime”, thuhet në raportin e policisë.