Zhduken tri femra në 24-orëshin e fundit, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë zhdukur 3 femra në 24-orëshin e fundit.
Sipas raportit një femër është zhdukur në Gjakovë ndërsa dy të tjera në Gjilan.
Sipas familjarëve ato kanë dal nga shtëpia dhe nuk dihet më për vendndodhjen e tyre.
Rasti shkon nën hetime.
“Gjakovë 05.12.2023-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”
“Gjilan 05.12.2023-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare kanë dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-se, përcjell IndeksOnline.