Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici
Një i mitur është raportuar i zhdukur nga nëna e tij në Prizren
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor në rrugën “Xhavit Bajraktari” të këtij qyteti.
“Rr. Xhavit Bajraktari, Prizren 21.11.2025 – NN. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin policor.
Organet e rendit janë duke e hetuar rastin në fjalë.

