Zhduket nga Strehimorja e Prishtinës një i mitur

Në Qendrën Strehimore të Prishtinës, është larguar një i mitur, derisa ende nuk dihet për vendodhjen e tij.
Rastin e kanë bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24- orësh, duke vazhduar se rasti është nën hetime.
Raporti i plotë:
Rr. “Rexhep Shema”, Prishtinë, 06.01.2020-16:30. Është raportuar se nga Strehimorja e Fëmijëve në Prishtinë është larguar një fëmijë i mitur mashkull k-shqiptar dhe nuk dihet se ku gjendet. Rasti nën hetime. /IndeksOnline/