75 Mall Live Search
08:42 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / MSH

Zhduket një 14 vjeçare në Graqanicë

Një vajzë 14 vjeçare është zhdukur në Graqanicë.

Njoftimin e ka bërë në polici vëllau i saj, i cili thotë se motra e tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Policia është duke e hetuar rastin.

Graqanicë, 04.03.2022 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se motra e tij 14 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk din gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin e policisë.