75 Mall Live Search
13:36 / E Martë, 02 Korrik 2024 / S Z

Zhduket një burrë në Gjilan, policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e tij

Një burrë nga Gjilani është zhdukur pak ditë më parë dhe se ende nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjet e tij.

“Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe vendndodhjen e personit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat për peronin i cili që nga data 27.06.2024 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij deri tani”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë’’, E-mail:

info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.