18:40 / E Premte, 24 Maj 2024 / MSH

Zhduket një burrë në Pejë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një burrë në Pejë.

66 vjeçari Gëzim Trakaniqi, teksa policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur atë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” thuhet në njoftim.

May be an image of 1 person and text

Ky është njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 24 maj 2024

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është:

• Gёzim (Shaban) TRAKANIQI  i lindur me 25.05.1957  në Pejё.

• PERSON I ZHDUKUR

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com