Zhduket një djalë në Fushë Kosovë

Një viktimë, mashkull kosovar, është zhdukur në Fushë Kosovë.
Rastin në polici e ka lajmëruar dje e ëma e viktimës.
Sipas saj, i biri është larguar nga shtëpia të premtën, më 15 korrik, rreth orës 19:00.
Që nga ajo kohë, familjarët nuk kanë njohuri për vendndodhjen e viktimës.
Rasti është duke u hetuar.