75 Mall Live Search
09:04 / E Diele, 23 Tetor 2022 / MSH

Zhduket një djalë në Gjakovë, e ëma thotë se ai është narkoman

Një djalë në Gjakovë është zhdukur.

Rastin në polici e ka lajmëruar e ëma e tij, më 21 tetor.

Ajo ka deklaruar në polici se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“Sipas ankueses viktima është përdorues i substancave narkotike” thuhet në raportin policor.

Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar.