75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 28 Shkurt 2023 / L K

Zhduket një femër në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë është zhdukur një femër.

Viktima është larguar nga shtëpia me datë 25 shkurt dhe nuk është kthyer më, ndërsa familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për të gjetur vendndodhjen e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare që nga data e lartcekur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton IndeksOnline.