Zhduket një femër në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një femër në Podujevë.
Raportohet se viktima ka dalur nga shtëpia dje rreth orëve të hershme të mëngjesit dhe nuk dihet më për vendndodhjen e saj.
“Ankuesi kosovar ka raportuar në polici se viktima femër kosovare ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer akoma. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë, transmeton IndeksOnline.