09:32 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / k.v

Zhduket një femër në Prishtinë

Të dielën është raportuar një rast i zhdukjes së një femre në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se rasti është paraqitur nga nëna e së zhdukurës, ku sipas saj, vajza kishte lënë shtëpinë të enjten në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin dhe deri të hënën paradite nuk është raportuar për gjetjen e saj./IndeksOnline/