Zhduket një femër në Prishtinë, ka tri ditë që familja nuk di asgjë për fatin e saj

Një femër është raportuar e zhdukur në polici.
Rasti është lajmëruar në Prishtinë ndërsa ka tri ditë që nuk dihet asgjë për fatin e saj.
Policia e ka konfirmuar rastin duke thënë se njësiti përkatës po merret me të.
“Të enjten në Prishtinë, një person ka njoftuar se viktima femër është larguar qe tri ditë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/