75 Mall Live Search
09:18 / E Premte, 24 Nëntor 2023 / k.v

Zhduket një femër në Skenderaj, familjarët nuk dinë gjë për fatin e saj nga e diela

Një femër është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në Skenderaj, transmeton IndeksOnline.

Rasti ka ndodhur të dielën dhe prej asaj kohe ende nuk dihet asgjë për fatin e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se viktima femër ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është në hetime nga njësitet policor”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ende nuk ka treguar identitetin e personit të zhdukur./IndeksOnline/