08:34 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / L K

Zhduket një femër në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në komunën e Suharekës nga fshati Tërrnje është zhdukur.

PK-ja bëri të ditur se bashkëshorti i saj ka raportuar që nga data 03.02 ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet më për vendndodhjen e saj.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK-ja, raporton IndeksOnline.