Zhduket një femër në Viti, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është zhdukur nga komuna e Vitisë.
Sipas ankuesit më datë 10.03 viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet më për vendndodhjen e saj.
Policia ka nisur hetimet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare, me datën e cekur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.