13:57 / E Diele, 13 Mars 2022 / MSH

Zhduket një gazetar ukrainas, dyshohet se e kanë rrëmbyer rusët

Gazetari ukrainas, Oleg Baturyn është zhdukur dje në Kakhovka, në rajon të Khersonit.

Sipas familjarëve dhe miqve, atë e kanë rrëmbyer rusët.

Gruaja e Oleg raportoi zhdukjen e tij tek përfaqësuesit rajonal të Institutit të Informacionit Masiv.

Sipas saj, rreth orës 16:00, një i njohur kishte telefonuar Olegun duke sugjeruar që të takoheshin tek një stacion autobusësh, i cili gjendet pranë shtëpisës së gazetarit.

“Rreth orës 16:30, Oleg shkoi në takim, duke lënë telefonin dhe dokumentet e tij në shtëpi. Ai premtoi se do të kthehej pas 20 minutash. Por ai nuk u kthye”, tha gruaja e tij.

Sipas bisedave lokale, ushtria ruse u pa pranë stacionit të autobusëve rreth orës 16:50.

Oleg Baturyn punon si gazetar për gazetën Novy Den.