75 Mall Live Search
08:37 / E Shtunë, 14 Tetor 2023 / Gj. Sh

Zhduket një grua në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Ferizaj.

Sipas policisë, burri ka raportuar se bashkëshortja e tij ka dalur nga shtëpija dhe nuk dihet për vendodhjen e saj.

“Me 13.10.2023 ankuesi  kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, për motive të panjohura ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.