75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 04 Tetor 2024 / L K

Zhduket një grua në Obiliq, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është zhdukur në Komunën e Obiliqit.

Familjarët kanë deklaruar në polici se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është nën hetime.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell IndeksOnline.