Zhduket një grua në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar për një grua të zhdukur në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në Prishtinë, ku një person ka raportuar për largimin e një grua K-Shqiptare nga shtëpia, ndërsa nuk dihet vendndodhja e saj.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar largimin e viktimës femër K-Shqiptare dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.