Zhduket një i mitur në Fushë Kosovë

Një grua nga Fushë Kosova, ka raportuar në polici se djali i saj i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij. Rasi është duke u hetuar.
“Rr. 28 Nëntori, Fushë Kosovë 05.03.2024, 16:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/