Zhduket një i mitur në Fushë-Kosovë

Një i mitur është raportuar i zhdukur të enjten rreth orës 14 në qytetin e Fushë-Kosovës.
Rastin në Poilici e ka raportuar e ëma e të miturit, ku ka thënë se djali i saj ka dalë nga banesa dhe se nuk dihet vendndodhja e tij.
“Ankuesja femër kosovare, më 05.05.2023 ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga banesa dhe nuk dihet vendndodhja tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/