Zhduket një i mitur në Prishtinë, policia nis hetimet
Raportohet se në stacionin policor në Prishtinë, një qytetare kosovare ka raportuar zhdukjen e djalit të saj të mitur.
Sipas ankueses, më datë 10.11.2025, i mituri kishte dalë nga shtëpia, në rrugën “Bill Klinton” dhe prej asaj dite nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Rr. “Bill Klinton”, Prishtinë 10.11.2025 – NN. Më 17.11.2025 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

