10:48 / E Martë, 03 Gusht 2021 / LB

Zhduket një kosovar në Rumani pasi përfundon burgimin atje

Një kosovar është zhdukur në Rumani pas përfundimit të burgimit atje.

Sipas policisë, viktima kishte treguar se ndodhet në stacionin e trenit në Bukuresht dhe është duke u kthyer për në Kosovë, mirëpo që nga ai moment familja nuk ka marrë ndonjë informacion rreth vendodhjes së tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se djali i tij viktima mashkull kosovar pasi kishte vuajtur burgun sipas një fletë-arresti ndërkombëtar në Rumani ishte lajmëruar se është në stacionin e  trenit në Bukureshtit duke u kthyer në Kosovë dhe që nga ai moment nuk kanë arritur të kenë  asnjë kontakt me të. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e  policisë.