75 Mall Live Search
08:54 / E Hënë, 25 Prill 2022 / MSH

Zhduket një pacient i Klinikës së Psikiatrisë

Që nga data 22 prill, një pacient i Klinikës së Psikiatrisë në Prishtinë, është zhdukur.

Lajmin në polici e ka lajmëruar motra e viktimës.

Ajo ka bërë me dije për policinë se vëllai i saj, i cili ka qenë i shtrirë në këtë klinikë, është larguar dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Rasti është duke u hetuar.