75 Mall Live Search
08:37 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / L K

Zhduket një person me aftësi të kufizuara në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Vushtrrisë është raportuar për një person me aftësi të kufizuara të zhdukur.

Ishte vëllai i tij i cili kërkojë ndihmën e policisë për të identifikuar vendndodhjen e tij.

Policia nuk ka dhënë më tepër detaje në lidhje me rastin.

“Ankuesi mashkull  kosovar njofton me datën 20.02.2023 rreth orës 12:00 ka dalë nga shtëpia vëllai i tij, i cili është me aftësi të kufizuara dhe nuk dihet për vendndodhjen  e tij, rasti vazhdon te hetohet”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.