75 Mall Live Search
13:49 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zhduket një person në Ferizaj

Në fshatin Talinoc të Ferizajit është raportuar për një person të zhdukur.

Lajmin e ka bërë të ditur një nga familjarët e tij, i cili njëherit e ka paraqitur rastin në Polici.

Personi i zhdukur  është i  gjinisë mashkullore  ndërsa familjarët tregojnë se ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.