75 Mall Live Search
09:33 / E Premte, 04 Korrik 2025 / mp

Zhduket një person në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se një person në Fushë-Kosovë është zhdukur.

Nga PK-ja bëhet e ditur edhe se, viktima është larguar nga banesa dhe se më nuk dihet për vendndodhjen e tij.

PERSON I ZHDUKUR

Fushë-Kosovë 02.07.2025-22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij, viktima mashkull kosovar, është larguar nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij’’, ka njoftuar policia.