75 Mall Live Search
09:11 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / Blerim

Zhduket një person në Gjakovë

Një person është raportuar i zhdukur në qytetin e Gjakovës.

Policia bën të ditur se një ankues e ka raportuar si të zhdukur babin e tij.

I njëjti i ka thënë policisë se prindi i tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Ky është raporti i Policisë së Kosovës:

“Fsh. Doblibare, Gjakovë 15.04.2021-15:00. Me 17.04.2021 një mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”./Indeksonline/