08:52 / E Hënë, 28 Nëntor 2022 / L K

Zhduket një person në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një person në komunën e Gjakovës. Nëna e të dyshuarit e ka lajmëruar rastin në polici. Rrethanat e zhdukjes ende nuk dihen, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Anketuesja femër kosovare, ka informuar se djali i saj kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/