75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 17 Prill 2023 / L K

Zhduket një person në Novobërdë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në rrethana të panjohura në Novobërdë.

Djali i tij ishte ai që raportoj për zhdukjen e babait.

Rasti shkon nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar me 16.04.2023 ka raportuar se, viktima mashkull kosovar-babi i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton IndeksOnline.