Zhduket një person në Prishtinë, flasin nga familja

Një person është raportuar i zhdukur në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.
Siç mëson Indeksonline, personi me inicialet F.M (58 vjeçar) nga data 23.09.2025 ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Indeksonline ka kontaktuar një familjar të personit në fjalë për të marrë më shumë informata lidhur me rastin.
Për Indeksonline familjari i F.M thotë se lidhur me rastin kanë njoftuar edhe Policinë e Kosovës.
Familjarët kanë dalë për ta kërkuar, mirëpo deri më tani nuk kanë arritur të lokalizojnë vendodhjen e tij.
Policia njofton se është duke e hetuar këtë rast./Indeksonline/