Zhduket një person në Rahovec

Një person është zhdukur dje në qytetin e Rahovecit.
Rastin në polici e ka raportuar një familjar i tij.
Ankuesi, rreth orës 11, ka njoftuar policinë se i dyshuari, mashkull kosovar, ka dalur nga shtëpia.
Vendndodhja e të njëjtit akoma nuk dihet.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.