Zhduket një person në Suharekë

Një person raportohet të jetë zhdukur nga 1 tetori në Suharekë.
Sipas policisë, viktima është larguar nga shtëpia, derisa ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.