75 Mall Live Search
08:59 / E Hënë, 08 Janar 2024 / L K

Zhduket një person në Suharekë, ishte shtetas i huaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një person në komunën e Suharekës.

Gruaja e tij ka raportuar rastin në polici, duke thënë se ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet më vendndodhja e tij.

Sipas policisë personi i zhdukur ishte shtetas i huaj.

Ankuesja kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj shtetas i huaj, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.