11:24 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zhduket një person në Vushtrri, vëllai raporton rastin

Një person është zhdukur në Vushtrri. Rastin në polici e ka lajmëruar vet vëllai i tij, derisa i njëjti nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.

Fshati Begaj, Vushtrri, 28.10.2019-11:00. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vëllai i tij i sëmurë mental është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/