75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 09 Maj 2023 / L K

Zhduket një vajzë e mitur në Gjilan, doli për të shkuar në shkollë dhe nuk u kthye më

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Gjilan, dje rreth orës 17:00.

Sipas raportimeve ajo kishte shkuar në shkollë dhe më pas nuk është kthyer më.

Rasti është duke u hetuar.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se vajza e saj e mitur nuk është kthyer në shtëpi pasi kishte shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim, transmeton IndeksOnline.