09:32 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / k.v

Zhduket një vajzë e mitur në Pejë

Të dielën babai ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në Pejë dhe është raportuar të dielën në mëngjes, transmeton IndeksOnline.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij- fëmijë ka dalë nga shtëpia, deri më tani nuk është kthyer ende dhe nuk di për vendndodhjen e saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës./IndeksOnline/