09:20 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / MSH

Zhduket një vajzë e mitur në Pejë

Një vajzë e mitur dyshohet të jetë zhdukur në Kliqinë të Pejës.

Rasti i ndodhur më 18 shtator rreth orës 21:50, është raportuar në polici nga babai i viktimës.

Ai ka deklaruar se vajza e tij ka dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e saj.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, teksa njësitet policore po merren me hetime.