Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë
Një vajzë e mitur është raportuar si e zhdukur, dje në Prishtinë.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e viktimës, shkruan IndeksOnline.
Sipas deklaratës së të ëmës, vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si person i zhdukur”./IndeksOnline/

